LEZHA KONSTRUKSION

Rreth nesh

Lezha Konstruksion

Historiku jone.

Shoqëria LEZHA KONSTRUKSION SH.P.K. u themelua në vitin 2005 nga katër ortake duke u rregjistruar sipas legjislacionit ne fuqi per shoqërite me përgjegjesi të kufizuara

Objekt i aktivitetit te shoqërise është i perqendruar kryesisht ne Ndertime civile dhe industriale, Prodhim dhe montim i Konstruksioneve Metalike, Prodhim i Skelerive, Puntela dhe vegla te ndryshme Ndertimi, Tregtim i materialeve te prodhuara dhe te importuara.

Kompania drejtohet nga katër vellezër të cilët kanë një eksperiencë në këtë fushë në shtetet fqinjë të cilën kanë arritur ta sjellin në Shqipëri dhe ta shfrytëzojnë në funksion të biznesit të tyre.

Lezha Konstruksion e ka nisur aktivitetin e saj me 10 punonjës dhe me pak makineri dhe gradualisht me një punë të palodhur dhe sfida të mëdha ajo sot ka mbi 160 punonjes me kohe te plotë dhe një gamë të gjerë me makineri të teknologjisë së fundit.

Lezha Konstruksion e ushtron aktivitetin e saj ne Lezhe,ne kilometrin 6 ne autostraden Lezhe-Tirane ku ndodhen dhe ambjentet e biznesit. Vendndodhja e ambjenteve te biznesit eshte ne vend shume te pershtatshem pasi mundeson aksesin ne akset kryesore rrugore qe mundesojne shtrirjen e klienteles dhe menaxhim te kostove.

Strategjia e marketingut te kompanise eshte pozicionimi ne tregun Shqiptar si lider ne cilesine e produkteve dhe sherbimeve te ofruara prej saj.

Strategjia financiare e kompanise eshte rritja e performances financiare duke synuar rritje te te ardhurave nepermjet ofrimit te produkteve dhe sherbimeve te lidhura dhe njekohesisht reduktimi i kostove te prodhimit, menaxhimi i mire i proceseve te prodhimit dhe ofrimit te sherbimit duke investuar vazhdimisht ne makineri te teknologjise se larte.

LEZHAKONSTRUKSION © 2022 All Rights Reserved